Tjetër rrugë me ndriçim Led në Shkodër / Aktualisht po punohet në bulevardin “Zogu I” nga Parruca në Xhabije
Pas përfundimit të punimeve për vendosjen e ndriçimit Led në rrugët “Daut Boriçi” dhe “Hafiz Sabri Bushati”. Një tjetër rrugë me ndriçim Led do t’i shtohet Shkodrës.
Aktualisht po punohet në bulevardin “Zogu I”, nga Parruca në drejtim të lagjes Xhabije, ku brenda pak ditësh do të përfundojë edhe vendosja e ndriçuesve me kursim energjie dhe miqësor ndaj mjedisit.
Rreth 50 milionë lekë të rinj është fondi që ka përfituar Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.