Tjetërsoi pronat në bregdetin e Lezhës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari
Paulin Simoni, 39-vjeç, është ekstraduar nga Italia, pasi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tjetërsim të pronës në bregdetin e Lezhës.
39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Apeli i GJKKO me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Paulin Simoni, në bashkëpunim me të tjerë, ka falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.
Gjithashtu është ekstraduar drejt Gjermanisë, një shtetas serb, i akuzuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente dhe përvetësonte sende të vjedhura.
50-vjeçari I. B., me shtetësi serbe, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.