TKOB sjell “Flautin Magjik” për të afruar edhe të vegjlit me muzikën klasike
Këtë fundjave, TKOB risjell një ndër operat më të veçanta për fëmijë dhe familje, “Flautin Magjik”.
Në një tokë magjike, ku është e vështirë të dallosh të mirën nga e keqja, Princi Tamino humbet rrugën dhe rastësisht takon një personazh qesharak të mbuluar me pupla, i quajtur Papageno. Dy të rinjtë, të mbrojtur nga fuqitë magjike të një flauti dhe një kutie muzikore, të ndihmuar dhe nga dy vajza të guximshme, Pamina dhe Papagena, do të sfidojnë personazhet e errëta dhe do të mësojnë të kapërcejnë frikën e tyre më të madhe, duke gjetur kështu edhe dashurinë e vërtetë.
Kjo përrallë do të rrëfehet në skenën e madhe të TKOB-së, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, nën dirigjimin e Dritan Lumshit, me regjinë e Ada Gurrës dhe me bashkëpunimin e Konservatorit “Umberto Giordano”, të Foggia-s, më 14 dhe 15 tetor, ora 11:00.