Categories: LajmeEkonomi

Tkurret stoku i pronave të pashitura, qytetarët orientohen drejt banesave me qira ditore

Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë koha që merr një pronë e listuar për t’u shitur rritet në rang vendi por ulet me dy muaj në kryeqytet.

Janë këto disa të dhëna nga raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të 2023-shit i publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Edhe pse sektori po një zgjerim të vazhdueshëm, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pronave të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria konstaton se trajektorja është e ndryshme krahasimisht me shifrat e paraqitura.

“Ne besojmë që nuk ka lëvizje kaq të forta. Nëse shikojmë nga viti në vit, Banka e Shqipërisë e konfirmon që është 3.2 përqind në përceptimin tonë, në realitet duhet të jetë pak më tepër”, tha Pipiria.

Por pse po vjen kjo kontradikte në shifra?

Një nga elementët mund të jetë se këto pronat në vitet më përpara mund të kenë dalë pak më të mbivlerësuara“.

Për Pipirian, rezulton se vitet e fundit me shtimin e kërkesës, qytetarët po i listojnë gjithnjë e më shumë banesat e tyre në tregun e banesave me qira ditore çka po reflektohet edhe në një rritje të çmimeve. 

“Qiratë në Shqipëri janë rritur më shpejt sesa çmimet, sidomos gjatë 2023-shit. Kjo për shkak se shumë njësi u dogjën nga qiratë afatgjatë dhe u hodhën në qiranë afatshkurtër,” shtoi ai.

Sipas të dhënave të raportuar numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për të disatin gjashtëmujor radhazi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

1 day ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

1 day ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

2 days ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

2 days ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

2 days ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

2 days ago