Tkurrja e popullatës, sociologu bën thirrje të ndalohet emigracioni dhe rritet të lindshmëria

Sipas  rezultateve të  Censit të Popullsisë dhe Banesave ,popullsia e Shqipërisë ka rënë me mbi 400 mijë banorë që nga viti 2011, kur është bërë edhe regjistrimi i fundit të popullsisë.  Si shkak kryesorë për këtë listohet emigrimi dhe  lindshmëria e vogël. Sipas sociologut , Zydi Dervishi  këto të dhëna janë alarmante për një vend si Shqipëria,  e cila gëzon potencial të madh për të përmirësuar situatën.

Pakësimi i shqiptarëve është një tragjedi e madhe sepse njerëzit janë ato që japin vlera të gjithë gjërave të tjera.  Nëse shqiptarët ikin siç po ikin me këto ritme nuk është çudi që të ndryshoje struktura e popullsisë. Shqipëria është populli më martirë se çdo popull, nuk i ka bërë dëm askujt vetëm ka bërë nder. Duhet punuar në atë mënyrë që shqiptarët të punojnë në Shqipëri dhe që të arrijmë këtu duhet jo thjesht hapim vende pune por të krijohet një sistem drejtësie.  Ky vend eshte shume i pasur për kilometra katror dhe mbase është vendi më i pasur në Evropë”, u shpreh Dervishi.

Sa  i takon rritje së moshës mesatare, Dervishi e shikon si  rritje e mirëqenies qe duhet të përmirësosh pasi janë  një kambanë alarmi për shpopullimin e vendit.

Dervish , shton më tej se rritja e nr. të popullsisë bëhet jo vetëm përmes ndalimit të emigrimit , por edhe  nxitjes së lidhshmërisë dhe politikave adekuate në këtë drejtim. Ky është censi i tretë i kryer në Shqipëri, prej nga viti 1990, dhe i dymbëdhjeti në historinë e censeve në vend, prej vitit 1913.

Popullsia po plaket dhe kjo ka dy tregues që e përcaktojnë këtë, e para jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është rritur dhe e dyta numri i fëmijëve që lindin është pakësuar shumë. Shqipëria në vitin 1945 ka pasur rreth 1 milionë banorë, në vitin 1990 ka pasur 3.4 milion banore, me shume se 3-fish”, u shpreh sociologu.

Të dhënat treguan një tkurrje prej gati 14% të popullsisë, rritje të moshës mesatare në 42.5 vjeç. Ndërsa madhësia e një familjeje është reduktuar, në 3.2 anëtarë, nga 3.9 në 2011.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Pashkët e para në Shkodër – Imzot Peragine, rrëfim i veçantë në podcastin e Dioqezës

Imzot Giovanni Peragine do të kremtojë për herë të parë Pashkët në Shkodër si Arqipeshkëv…

14 hours ago

Lara Colturi “në merkato”, “Sky Italia” analizon situatën

Botërori i Skive sapo ka përfunduar. Imazhet e gëzimit të Federica Brignone me Kupën e…

14 hours ago

Ujësjellës i ri në Vaun e  Dejës – Prezantohet projekti që kap vlerën e 1.8mln euro

Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime prezantoi në Bashkinë Vau Dejës projektin me vlerë 1.8 milion…

15 hours ago

Bardh Spahia takime elektorale / Kandidati i PD- së bashkëbisedim me banorët tek zona e spitaleve

Kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia mori mbështetjen e banorëve të zonës së spitaleve…

15 hours ago

“Djemtë vezullues” në Shkodër – Komedia e trupës së Teatrit “Petro Marku” me regji të Roland Mingës

Në Teatrin “Migjeni” u vu në skenë shfaqja “Djemtë vezullues” e autorit të njohur amerikan…

15 hours ago

“Ilaçet e rimbursueshme, si në Itali” – Kandidati i PD- së, Kliti Hoti, takime me banorët në Dajç

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, zhvilloi një takim me…

15 hours ago