Todt per Schumacher
Dhjetë vjet pas aksidentit dramatik që ndodhi në pistën e skive Meribel ku protagonisti fatkeq ishte Michael Schumacher, kanë ardhur disa lajme në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Përveç dy gabimeve të supozuara të kryera atë ditë të zbuluara nga gazetari Jens Gideon, historia që përfshin ish-pilotin e Ferrarit është pasuruar me detaje të reja rrëqethëse. Ish-menaxheri i skuderisë së kuqe, Jean Todt, ka folur për gjendjen e shtatë herë kampionit të botës gjatë një interviste të fundit për L’Equipe.
Todt ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Michael Schumacher dhe tani në një intervistë për L’Equipe zbuloi se gjermani nuk është më ai që ishte: “Michael është atje, kështu që nuk më mungon, por ai nuk është më ai Michael që ishte dikur. Ai është i ndryshëm dhe mbështetet në një mënyrë të shkëlqyer nga gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kujdesen për të. Jeta e tij është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj momente me të. Fati, për fat të keq, e goditi dhe tani ai nuk është më Michael i ditëve të tij në Formula 1”.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.