Toka e apartamente në Shëngjin e Himarë, Gjykata e Posaçme vendos konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Zenelaj
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimi e Shkallës së Parë për konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit.
Në këtë kuadër, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, do të konfiskohen pasuritë në pronësi të Zenelajt, si më poshtë:
Pasuria me nr. 674, ZK.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;
Zenelaj ankimoi vendimin e Shkallës së Parë e cila vendosi të pranonte kërkesën e SPAK për hetimin e pasurive të ish-gjyqtarit, dhe konfiskimin e kalimin e tyre në favor të shëtit.