Toldo: Maignan është super në dalje, Sommer fut sigurinë në mbrojtje

Ish-portieri i Interit dhe Fiorentinës, Francesco Toldo, foli në edicionin e sotëm të La Repubblica për portierët e Milanit dhe Interit: “Maignan është super në daljet e tij. Sommer fut sigurinë në mbrojtje”.

“Zgjedhja e Donnarumma për t’u transferuar te PSG? Nuk do ta kisha bërë. Unë, Peruzzi, Zenga, Pagliuca, Buffon. Për ne, pasioni kishte rëndësi. Askush nuk do të shkonte në Kinë apo Arabi. Sigurisht, unë dhe Gigi ishim të parët që fituam kaq shumë”.

“Çfarë marrëdhënie kemi ne? Unë e respektoj shumëj, por ne ishim rivalë, jo miq. Dhe me Julio Cesar? Një djalë i artë. Unë e ndihmova, e këshillova dhe e udhëzova, edhe pse e dija se ai ishte aty për të zënë vendin tim. Jemi në marrëdhënie të mira, si me Batistutën, Figon, Orlandonin. Ne e duam njëri-tjetrin me Adanin dhe Vierin”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.