Tom Doshi në SPAK, pyetet për takime me persona nën përgjim

Ish-deputeti socialist Tom Doshi është thirrur në SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth tri orë.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Doshi deklaroi se u pyet për takime me personat nën përgjim gjatë zgjedhjeve në Rrogozhinë.
“Kam bërë një takim në Rrogozhinë dhe personi që unë kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq! ‘A keni dijeni’. Po bëhet hetimi për të gjithë, edhe për kryetarin e bashkisë…” u shpreh Doshi.
I pyetur nga gazetarët nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK-ut, ai deklaroi se është dhe do të jetë në mbështetje të drejtësisë.
“E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK-un,” tha Doshi.
Së fundmi, Tom Doshi ka nisur fushatën elektorale me Partinë Socialdemokrate në të gjithë vendin.