Tonali pezullohet për 10 muaj, Njukasëlli padit Milanin
Tonali dhe Prokuroria do të zyrtarizojnë akordin sipas të cilit lojtari pranon fajësinë për akuzat e ngritura vetëm pak ditë më parë. Mesfushori italian ka pranuar se ka varësi nga kumara dhe tani pret të qëndrojë për gati dhjetë muaj jashtë fushave të futbollit.
23-vjeçari humb edhe Europianin e 2024-ës nëse Italia do të arrinte të kualifikohej si dhe të gjitha ndeshjet e këtij sezoni futbollistik të Njukasëllit. Sipas “Corriere dello Sport” pasojat mund do të jenë të rënda edhe për Milanin. Mendohet se Njukasëlli mund të kërkojë një pjesë të shifrës (70 mln euro) të paguar për Tonalin pasi akuzon Milanin se ishte në dijeni të faktit se lojtari kishte hyrë në një rrjet bastesh të jashtëligjshëm.