Toni Kroos rikthehet në kombëtaren gjermane
Më në fund ka mbërritur lajmi i shumëpritur nga tifozët gjermanë: Toni Kroos do të rikthehet për të luajtur për kombëtaren me efekt të menjëhershëm.
Ka qenë vetë mesfushori që ka bërë të ditur lajmin e lumtur me një postim në rrjetet e tij sociale: “Djema, do të flas shkurtër dhe pa dhimbje: nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Pse? Meqë më pyeti trajneri i kombëtares, jam entuziast dhe jam i sigurt se me ekipin mund të bëjmë shumë më tepër në Kampionatin Evropian nga sa besojnë shumica e njerëzve aktualisht”.
Ish-lojtari i Bayernit kishte vendosur të largohej nga kombëtarja e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian të vitit 2021. Tani, megjithatë, ai është gati të rikthehet të ndihmojë kombëtaren.