Toni Kroos shpallet “Futbollisti i vitit” në Gjermani
![Toni Kroos shpallet “Futbollisti i vitit”](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Toni-Kroos-shpallet-Futbollisti-i-vitit.jpeg?fit=640%2C426&ssl=1)
Pasi u tërhoq nga futbolli me një lamtumirë prekëse nga Real Madrid, pas eliminimit tronditës nga Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, Toni Kroos u zgjodh lojtari më i mirë gjerman i vitit pas një votimi nga gazetarët sportivë të organizuar nga gazeta Kicker.
Kroos, i cili nuk arriti të hynte në tre të parët vitin e kaluar, fitoi çmimin pasi mori 285 vota nga 751 në total. Florian Wirtz i Bayer Leverkusen doli i dyti dhe Xhaka (Bayer Leverkusen) i treti.
“Fitimi i çmimit të lojtarit gjerman të vitit është një rezultat i mirë, një konfirmim i bukur dhe një njohje e madhe për atë që kam arritur në vitin e fundit. Po, do të jetë hera e fundit që do të zgjidhem, ky çmim nuk jepet si një falënderim për një lojtar që del në pension”, nënvizoi legjenda e Gjermanisë dhe Real Madridit. Nuk është një çmim falënderimi, nuk ka të bëjë me moshën apo fundin e karrierës, por vetëm me paraqitjet në fushë, të paktën kështu shpresoj”, tha duke qeshur gjermani.