Topalli i bashkohet protestës së Berishës: S’mund të mbahet pa fakte i izoluar kreu i opozitës

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i është bashkuar protestës së Berishës së bashku me demokratët në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit.

Ajo është shprehur se mbajtja në arrest shtëpie e ish-kryeministrit Berisha pa prova dhe pa fakte, është padrejtësi.

Sipas Topallit, arsyeja pse mbahet i izoluar lideri historik i së djathtës ka të bëjë me faktin se ish-kryeministri është zëri më i fuqishëm i opozitës që i fliste me emër dhe mbiemër krimit.

 “Mirëmbrëma të gjithëve, e kam menduar shumë gjatë kësaj periudhe, cila është arsyeja më e fortë që çdo natë qytetarët të vijnë këtu, arsyeja kryesore është padrejtësia. Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë, që të ,mbahet nën arrest kryetari i opozitës pa provë, pa fakte dhe pa akuzë. Në asnjë vend të NATO-së nuk mund të mbahet në arrest shtëpie kryetari i opozitës, në një proces politik të nisur nga qeveria, të mbajtur nga hetuesit politikë, të vendosur nga gjykatës politikë të shkarkuar për korrupsion nga Berisha, në një proces politik për të mbajtur në pushtet një narkotrafik qeveri.

Ne nuk kemi nevojë të shohim Rai3 për narkoshtetin. Ne turpërohemi për këtë narkoshtet, por në një farë mënyre duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë për të përmbysur këtë pushtet. Jemi të rrezuar nga faktorë të paimagjinueshëm, dhe protestojmë këtu çdo ditë dhe para Bashkisë çdo të premte është padrejtësia.

Mund të mbahet në arrest një njeri të mbahet në arrest pa asnjë provë dhe fakt, vetëm për fajin se ka kaluar në parlament dhe ka mbajtur premtimin elektoral të 2005 që bëri të vijë në pushtet krahu i djathtë.

Ka një arsye, sepse ishte më i fuqishmi zë,  se i fuste frikën dhe i fliste me emër dhe mbiemër krimit dhe korrupsionit. Pa Berishën në parlament dhe në bulevard e kanë më të lehtë, por harruan se dhe nga kati aty lart mbushen bulevardin më 20 shkurt.

A ka gjë më të shëmtuar se të jetojmë në një vend ku parlamenti nuk pyetën për kushtetutën, ku bashkia nuk lejon këshilltarët të mos lejohen të hyjnë në Bashki. Në këtë vend nuk ka kushtetutë, nuk ka parlament, nuk ka drejtësi, por vetëm padrejtësi. Ne e dimë mirë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyra jonë dhe ju jeni dëshmia e kësaj rezistence.

Edi Rama nuk do të ishte kryeministër në 2017 po të mos ishte Lulzim Basha, as në 2021 po të mos lejonte ai ndryshimin e Kushtetutës. Ia dhanë në tavolinë me ndryshimet kushtetuese. Edi Rama nuk do të ishte në pushtet nëse Berisha do të ishte atje, nëse nuk do lejonte të bëhej votimi i lirë, nëse nuk do na kishin marrë vulën, fondet, komisionarët tanë, nëse nuk do të përdorin korrupsionin si armë të fuqishme”, tha Topalli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”, Hamilton çmend tifozët

“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…

1 hour ago

Liverpool bën 7 nga 7, përmbysje të çmendura nga Barça e Atletico

Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…

2 hours ago

Zbulohet treshja e moderatoreve që do prezantojnë Eurovision 2025

Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…

2 hours ago

Trump synon vendosjen e tarifës 10% ndaj Kinës duke filluar nga 1 shkurti

Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…

2 hours ago

Turqi- U hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve, rritet bilanci i viktimave nga zjarri në hotel

Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…

2 hours ago

Celibashi: Vota e diasporës 100% e sigurt, fleta jepet në dorë ose kthehet në KQZ

Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…

2 hours ago

This website uses cookies.