Topat ikonë të futbollit të të gjitha kohërave

Topat ikone te futbollit

Topat ikone te futbollit

Loja e futbollit ka ndryshuar gjatë dekadave pjesërisht për shkak të prezantimeve të vazhdueshme të teknologjisë së re në prodhimin e topave. Nga ato të parat shumë të rënda e deri te ato më të fundit ultra të lehta, ajo që ndonjëherë është me të vërtetë mahnitëse është vetëm dizajn.

Zakonisht në rastet e “Kupës së Botës”, prodhuesit kanë kënaqur gjithmonë imagjinatën e tyre, duke bërë dizajne unike dhe ato që janë të destinuara të mbeten në histori. Për më tepër, disa ndeshje janë aq historike sa mbajnë edhe gjithçka rreth tyre, duke përfshirë edhe topat.

Duplo T- Protagonist i Botërorit 1950, ishte topi i Maracanazo-s, ishte topi i parë pa fije dhe me valvul automatike për ta fryrë.

Telstar- Topi i Kupës së Botës 1970, i pari që u transmetua në televizion, forma e tij klasike me pesëkëndësha të zinj (12) në një sfond të bardhë (20) është bërë emblema e topit të futbollit. Ai u emërua pas një sateliti të lëshuar nga Florida në 1962.

Trengjyrësh- Topi nga Kupa e Botës 1998 i fituar nga Franca ishte i njëjti me atë të Kupës së Botës në SHBA, është shtuar edhe ngjyrosja e flamurit transalpin.

Teamgeist- Topi nga finalja e Kupës së Botës 2006 i fituar nga Italia, ndryshe nga ai i përdorur gjatë turneut, kishte flori brenda formave, ku më parë kishte ngjyrë e bardhë.

Tango- Një top i vërtetë historik, ai u përdor për herë të parë në Argjentinë në 1978 dhe më pas në Spanjë në 1982. Ishte topi i fundit tërësisht prej lëkure që u përdor në një Kupë Botërore.

Fevernova- I përmirësuar teknologjikisht dhe me një dizajn që ende bën miliona fansa të ëndërrojnë.

Total 90- Me lëshimin e serisë Total 90 në fillim të viteve 2000, Nike gjithashtu lançoi një linjë topash, të cilat do të përdoreshin kryesisht në Serinë A dhe Premier League, por edhe në La Liga.

Azteka- I përdorur gjatë Kupës së Botës 1986 në Meksikë, është ai me të cilin Maradona shënoi kundër Anglisë si “gol del siglo” dhe golin me dorë, i cili u bë i famshëm si “la mano de Dios”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.