Topat ikone te futbollit
Loja e futbollit ka ndryshuar gjatë dekadave pjesërisht për shkak të prezantimeve të vazhdueshme të teknologjisë së re në prodhimin e topave. Nga ato të parat shumë të rënda e deri te ato më të fundit ultra të lehta, ajo që ndonjëherë është me të vërtetë mahnitëse është vetëm dizajn.
Zakonisht në rastet e “Kupës së Botës”, prodhuesit kanë kënaqur gjithmonë imagjinatën e tyre, duke bërë dizajne unike dhe ato që janë të destinuara të mbeten në histori. Për më tepër, disa ndeshje janë aq historike sa mbajnë edhe gjithçka rreth tyre, duke përfshirë edhe topat.
Duplo T- Protagonist i Botërorit 1950, ishte topi i Maracanazo-s, ishte topi i parë pa fije dhe me valvul automatike për ta fryrë.
Telstar- Topi i Kupës së Botës 1970, i pari që u transmetua në televizion, forma e tij klasike me pesëkëndësha të zinj (12) në një sfond të bardhë (20) është bërë emblema e topit të futbollit. Ai u emërua pas një sateliti të lëshuar nga Florida në 1962.
Trengjyrësh- Topi nga Kupa e Botës 1998 i fituar nga Franca ishte i njëjti me atë të Kupës së Botës në SHBA, është shtuar edhe ngjyrosja e flamurit transalpin.
Teamgeist- Topi nga finalja e Kupës së Botës 2006 i fituar nga Italia, ndryshe nga ai i përdorur gjatë turneut, kishte flori brenda formave, ku më parë kishte ngjyrë e bardhë.
Tango- Një top i vërtetë historik, ai u përdor për herë të parë në Argjentinë në 1978 dhe më pas në Spanjë në 1982. Ishte topi i fundit tërësisht prej lëkure që u përdor në një Kupë Botërore.
Fevernova- I përmirësuar teknologjikisht dhe me një dizajn që ende bën miliona fansa të ëndërrojnë.
Total 90- Me lëshimin e serisë Total 90 në fillim të viteve 2000, Nike gjithashtu lançoi një linjë topash, të cilat do të përdoreshin kryesisht në Serinë A dhe Premier League, por edhe në La Liga.
Azteka- I përdorur gjatë Kupës së Botës 1986 në Meksikë, është ai me të cilin Maradona shënoi kundër Anglisë si “gol del siglo” dhe golin me dorë, i cili u bë i famshëm si “la mano de Dios”.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.