“Topi i Artë 2024”, Vinicius Zhunior merr sot çmimin
Sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00 në Paris në “Théâtre du Châtelet”, do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë 2024”.
Ashtu siç është bërë me dije nga mediet spanjolle pak javë më parë çmimi i dhënë nga “France Football” do të përfundojë në duart e sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius Zhunior.
Braziliani fitoi sezonin e kaluar kampionatin dhe Champions League me Realin dhe falë këtij suksesi të dyfishtë arriti që mposhtë konkurencën e fortë të Rodrit, i cili triumfoi në Euro 2024 në Gjermani me Spanjën.