Në agimin e ditëlindjes së tij të 36-të, Karim Benzema është në mesin e përgatitjeve verore me Al-Ittihad për të përballuar sezonin e tij të dytë në Ligën Saudite Pro. Ish-lojtari i Real Madridit, me të cilin arriti të fitonte Topin e Artë në vitin 2022, foli për çmimin e rëndësishëm të futbollit në nivel personal.
Ajo që ishte më befasuese ishte se sulmuesi francez nuk përmendi Kylian Mbappe, i cili është edhe bashkëkombas i tij, por një ish-bashkëlojtar me të cilin kishte kënaqësinë të luante me fanellën e Los Blancos.
“Topi i Artë? Do të them Vini (Vinicius) sepse e meriton për sezonin e tij dhe jo vetëm për atë që bëri këtë vit”, ka shpjeguar Benzema në intervistën për MARCA. “Edhe në atë të mëparshmin ai u dallua për futbollin e tij dhe për atë që bën me topin. Është një djalë, një futbollist i kompletuar”.
“Ai mund të fitojë një ndeshje vetë, padyshim me ndihmën e shokëve të tij, por ai është shumë i mirë kur Real Madridi ka nevojë për të dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ai e meriton atë trofe”, shton ai. “Ai është gjithmonë i pranishëm. Për të gjitha këto, i preferuari im është Vini”.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.