Tornadoja merr me vete foshnjën 4 muajsh, gjendet i gjallë në një pemë

foshnjen 4 muajsh
Një foshnjë katër muajsh është gjetur i gjallë, pas një tornadoje në Tenesi, SHBA.
Prindërit e tij thanë se tornado vdekjeprurëse shkatërroi shtëpinë e tyre, duke marrë edhe krevatin me foshnjën brenda saj. Fëmija mbijetoi dhe u gjet në një pemë të rënë.
“Vorbulla e tornados zbriti dhe mori krevatin me foshnjën time në të. Unë u përpoqa ta mbroja, por nuk munda”, tha mamaja e tij.
Pasi tornado kaloi, ajo filloi të kërkonte për fëmijën dhe e gjetën atë në një pemë të rrëzuar.
“Dukej si një djep i vogël peme. Isha shumë e sigurt se ai kishte humbur jetën dhe ne nuk do ta gjeja më. Por ai është këtu me mua tani falë Zotit”, u shpreh ajo./ BBC