“Tosca” e Puccini-t, me dy versione në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

Ndër aktivitetet e shumta në kalendarin e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit është vënia në skenë e operës “Tosca” në dy versione, atë integral dhe përshtatjen për fëmijë e familje.

TKOB përmes një postimi në rrjetet sociale premton që edhe version i plotë i “Toskës” do të jetë një surprizë për publikun e kryeqytetit, pasi është punuar për ta sjellë këtë opera, siç nuk e kemi parë asnjëherë më parë.

Vepra, nga më të famshmet e kompozitorit Giacomo Puccini përveç Orkestrës Simfonike, solistëve e Korit të TKOB-së, do të përfshijë edhe Korin e Zërave të Bardhë, siç njihet ndryshe kori i fëmijëve.

Ndër solistët rezultojnë emra të njohur ndërkombëtarisht si Saimir Pirgu e Krassimira Stoyanova, Amadi Lagha i cili rikthehet në TKOB, baritone Carlos Almaguer që do të drejtohen nga regjisorja italiane Manu Lalli, e cila ka vënë në skenën e TKOB edhe operën “Madama Butterfly”. “Tosca” do të vijë me dy kaste mjeshtërore artistësh mes tyre dhe Eva Golemi, Bledar Domi, Artur Vera, Matias Xheli, Erlind Zeraliu, Genc Vozga, Erion Sheri, Rovena Xhelili etj.

Ndërsa për artdashësit e vegjël po përgatitet një përshtatje për ta sjellë në një version të lehtë dhe argëtues për të gjithë. TKOB fton të gjithë familjen, duke thënë se kjo është mënyra perfekte për të prezantuar fëmijët me botën e operës. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.