Poçetino rikthehet të luajë (21:00) një ndeshje në ish-stadiumin e tij në kushte që pak kush do ta ka kishin imagjinuar. Çelsi i tij është i 13-ti me 12 pikë në 10 ndeshje, ndërsa në krejt tjetër realitet është Totenhami i Agne Postekoglu.
Spursat janë e vetmja skuadër e pamposhtur e Premier Ligës dhe me një fitore mbrëmjen e sotme kalojnë Sitin e vendit të parë.
Konferencat e dy trajnerëve, të cilat i kanë paraprirë takimit, kanë qenë mjaft argëtuse. Nga njëra anë Postekoglu ka treguar momentin kur ka kuptuar se Son mund të ishte zëvendësuesi ideal i Harri Kejn.
“Në 2015-ën Son më shënoi gol në një ndeshje të Kupës së Aizisë, aq mjaftoi për të kuptuar aftësitë e tij si sulmues i pare. Gjatë verës isha realist dhe kuptova se pas largimit të Harrit nuk do të gjenim një tjetër sulmues që shënon 25-30 në sezon”, tha Postekoglu.
Ndërsa në fjalën e tij Maurisio Poçetino tregoi se ruante kontaktet të mira me presidentin e Spursave dhe se nuk përjashtonte një rikthim të mundshëm në të ardhmen. Por kjo lidhje e veçantë nuk e pengoi të thoshte: “Dua të fitoj, dua që t’i mund. Edhe kur kam përballë fëmijët e mi, sigurisht që luaj për të fituar. E njëjta gjë vlen edhe me babain, vëllezërit apo shokët e mi. Dua t’i vras”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.