Tradita e “Betlehemit” në Shkodër, 83-vjecari Gjon Stefa ka një jetë që realizon Betlehemin
Atmosfera e festës së Krishtlindjes në Shkodër ka disa ditë që është e pranishme por realizimi i Betlehemit, ku lindi Jezu Krishti, mbetet ndër momentet më të veçanta dhe origjinale.
Në lagjen e Gjuhadolit, shumë besimtarë të krishterë kanë përgatitur një të tillë në shtëpitë e tyre për festa.
Në shtëpinë e tij 83-vjeçari Gjon Stefa ka ndërtuar një Betlehem me përmasa 2,5 m me 1,5 m e punuar në detaje, e pasuruar me elementë që i ka ndërthurur me shumë kujdes.
Ishte vetëm 12 vjeç kur Gjoni për herë të parë nisi të punonte Betlehemin duke prerë kartolina me forma dhe madhësi të ndryshme dhe me disa elementë që arrinte të siguronte në atë kohë.
Betlehemi është vendi ku Jezu Krishti lindi mbi 2000 vite më pare, të cilin Gjoni e ka realizuar si maket me përmasa më të mëdha në oborrin e katedrales “Shën Shtjefni.