Tradita e duhanit, administratori i Gurit të Zi: Nevojitet pikë grumbullimi me kapacitet më të lartë

Në Gur të Zi fermerët kërkojnë një pikë grumbullimi me kapacitet më të lartë, për shitjen e duhanit duke qënë se fabrika e përpunimit, e ndërtuar në Gur të Zi, nuk i plotëson kërkesat e tyre.
Edhe administratori i kësaj njësie e shikon me shqetësim mungesën e një tregu të mirëfilltë, duke qënë se 500 familje të zonës jetojnë me duhan.
Guri i Zi, vetëm 6 km larg Shkodrës, njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi.