Tradita e gatimit japonez/ Darka festive “Unagi Kabayaki”, pjesë e Javës Kulturore Japoneze
Ka nisur me promovimin e kulinarisë dhe traditës së ushqimit Java Kulturore Japoneze në vendin tonë. Shkodra mirëpriti për të dytin vit me radhë mbrëmjen e përgatitjes së ngjalave sipas mënyrës japoneze e quajtur “Unagi Kabayaki”, organizuar nga Ambasada e Japonisë në vendin tonë.
Disa nga shefat më të njohur japonezë demonstruan mënyrën e përgatitjes së ngjalave për të ftuarit. I pranishëm në darkën festive ishte edhe Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Takada Mitsuyuki.Si mbështetës i evenimentit, Alban Xhaferi, Presidenti i KF Vllaznia thotë se kjo është një mënyrë për të kuptuar të përbashkëtat ndërmjet dy vendeve.Atmosfera e darkës festive u bë edhe më e ngrohtë nga muzika e servirur prej muzikantëve shkodranë Albert Naraçi, Gjon Shllaku dhe Lorenc Radovani.