Categories: LajmeSociale

Tradita e mëndafshit në Dajç të Lezhës, profesioni trashëgohet te brezat e rinj

Prodhimi i mëndafshit në mënyrën tradicionale duke trajtuar krimbin e mëndafshit do të vijojë në Dajç të Lezhës.

Lejla Shehu Bejleri, e vetmja që ka trashëguar dhe vijuar prej më shumë se 50 vitesh, ciklin e rritjes në kushte shtëpie të krimbit të mëndafshit duke mos e lënë këtë specie të humbiste, e ka transferuar të gjithë dijen dhe eksperiencën e saj tek Franceska Pjetraj, nje artizane e re nga Dajçi i Lezhës.

Lejla thotë se e ndjente detyrim moral qe ta trashëgonte dijen e saj. “Duke qenë se isha e fundit që e kisha këtë vazhdimësinë, ishte shumë e vështirë që ta mbyllja fare që të mos ekzistonte”, th ajo. 

Ky kalim është bërë përmes një ceremonie të veçante të mbajtur në Lezhë dhe ku janë prezantuar vlerat e kësaj fijeje të rëndësishme për prodhimet e veshjeve, kryesisht në Zadrimë.

Rritja e krimbit të mëndafshit është një sfidë për vazhdimësinë, por Franceska Pjetraj, artizania që tashmë e trashëgoi këtë teknike, shpreson të mos mbetet e vetme në këtë rrugëtim. “Shpresoj që mos të jem vetëm në këtë rrugëtim pasi tradita është shumë  e rëndësishmë për kulturën tonë”, tha Pjetraj.

Për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të trashëguara dhe përcjelljen më tej të traditës së prodhimit të mëndafshit në zonën e Zadrimës, Bashkia e Lezhës i ka akorduar Lejla Shehu Bejlerit certifikatën e mirënjohjes që i është dorëzuar nga nënkryetarja e Eueda Molla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

3 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

3 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

3 hours ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

19 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

19 hours ago

This website uses cookies.