Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci zbuloi pak nga tradita e mrekullueshme shumëvjeçare e Shkodrës, përmes një postimi në rrjetet sociale, mbi karnavalet e Shkodrës.
Beci kujton se, karnevalet në Shkodër janë quajtur “surretën” ose më saktë ashtu quhen ato që vishen për karnavale.
“Në vitin 1860 erdhën në Shkodër dy këpucarë: njani hungarez, Shtjefën Ingris, tjetri Dalmatin, Jovan Drakutinoviqi. Të dy mjeshtrat i tregojshin punëtorëve rreth kremtimeve të karnevaleve që zhvilloheshin në përjashta, sidomos në Venedik”, shkruan kryebashkiaku Beci duke përcjellë një gojëdhënë të vjetër nga Gjush Sheldia (arsimtar e studiues i folklorit të Shkodrës).
Tradita tregon se “surretënit” shëtisnin, i binin dyerve të shtëpive, këndonin, kërcenin duke kërkuar shpërblim petullat karakteristike, por edhe fruta të thata.
Nismëtarët e festimit realizoheshin nga disa grupime, që zotëronin aftësi për “aheng e dyzen” me daulle e surle, një kortezh me instrumentistë të ndryshëm, valle dhe ekspozim i veshjeve të ndryshme dhe me maska.
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…
Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…
“Dashuri me këste”, një komedi romantike shqiptare, pati premierën e vet në Kinema “Republika” në…
Dëmtimi i investimeve publike nga qytetarë të papërgjegjshëm vijon të mbetet një problem shqetësues në…
This website uses cookies.