Tradita shkodrane në një libër – Në novelën “Dëshmi e ndërgjegjes”, të Filip Guraziut, shkruhet për vlerat e qytetit

Shoqata e ish- të Përndjekurve Politikë të Shkodrës me mbështetjen e Bibliotekës “Marin Barleti” dhe Bashkisë Shkodër organizuan aktivitetin promovues të librit “Dëshmi e ndërgjegjes”.
Autori i tij, Filip Guraziu pasqyron në këtë novelë një sërë vlerash që kanë përcjellë brezat njëri pas tjetrit në Shkodrën e viteve të hershme.
Virtyti i besës, mirësisë dhe respektit vijnë mjeshtërisht në këtë vepër të autorit.
Mesazhi i këtij libri konsiston në kujtesën e një shoqërie që nuk duhet të humbasë traditat e mira që e kanë karakterizuar atë.
Filip Guraziu është autor i disa botimeve që rrëfejnë ngjarjet e epokës së komunizmit dhe jo vetëm.
Ai ka pasur kontribut edhe si drejtues në nivel vendor pas përmbysjes së regjimit, si dhe sportist i spikatur.