Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 3 persona

spak

spak

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim tre persona, Flori Palin, Anita Adilajn dhe Fredi Palin.

Nga hetimet, ka rezultuar se Flori Pali, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal, gjatë periudhës kohore Janar 2018- Qershor 2019, në bashkëpunim me Halit Xhini dhe Steven Cooper, në mënyrë të kundërligjshme ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundërligjshme në Stavanger të Norvegjisë të 4 kg kokainë dhe 10 kg marjuanë.

Po ashtu, Pali ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri si para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash, para që transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose sillnin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

Ndërsa Anita Adilaj u përshi në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe luajti një rol kyç për dërgimin e parave nga Norvegjia për në Shqipëri.

Sa i përket Fredi Palit, vëllait të Flori Palit, nga hetimet e SPAK rezultoi se ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura nga vëllai i tij, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 132 të vitit 2019, duke dërguar për gjykim më datë 31.10.2023, të pandehurit: 

  1. Flori Pali, i akuzuar për veprat penale:

– “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal;

– “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 283/a paragrafi 2 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal;

– “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, paragrafi 1, gërmat “a”, “b” dhe “c” dhe paragrafi 4, gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe neni 28, pika 4 të Kodit Penal;

– “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 të Kodit Penal;

– “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;.

  1. Anita Adilaj, akuzuar për veprat penale:

– “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal;

– “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, dhe “b” dhe paragrafi 4 gërmat “c”, “ç” e “d” , si dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal;

– “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;

– “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;

  1. Fredi Pali, akuzuar për veprat penale:

– “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1 gërmat “a”, “b” e “c” dhe paragrafi 4 gërmat “ç” e “d” , si dhe neni 28 pika 4 të Kodit Penal;

– “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal;

– “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 të Kodit Penal;

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Norvegjisë.

Nga hetimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019 , në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezidentë apo jo në Norvegji.

Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore Janar 2018 deri në Qershor 2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe të një rrjeti shpërndarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundërligjshme ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundërligjshme në Stavanger të Norvegjisë të paktën sasinë prej 4 kg kokainë dhe 10 kg marjuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri si para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash, para që transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose sillnin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia për në Shqipëri, para këto të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

Kjo e pandehur ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia.

I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Palit, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.132 të vitit 2019 janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme kiundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.