Trafik droge nga Shqipëria në Malin e Zi, babë e bir kapen me 300 kg kanabis

3042b507cf274245ba8937d7e1651190

3042b507cf274245ba8937d7e1651190

Policia ka vendosur në pranga dy persona, babë e bir pasi janë kapur me 300 kilogramë drogë e llojit kanabis-sativa.

Ata janë arrestuar në doganën e Malit të Zi pasi gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga shtetasi K.O i cili shoqërohej nga babai i tij, me iniciale I.O janë gjetur 300 kilogramë drogë.

Sipas policisë, droga kishte destinacion Austrinë dhe të dy të arrestuarit po tentonin ta kalonin përmes Malit të Zi.

“Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është  bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës”

Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, të dyja autoritetet kanë nisur hetimet për rastin e trafikimit të sasisë rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, që ishte nisur nga Shqipëria për në Malin e Zi.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.