Rikthimi në punë pas fundjavës së zgjatur për shkak edhe të pushimeve në festën e Fiter Bajramit, ka rikthyer edhe trafikun e rënduar veçanërisht në qendër të qytetit të Shkodrës.
Rritja e numrit të automjeteve, punimet e hapura në disa segmente, mungesa e vendparkimeve që sjell edhe parkim dysh në disa akse, janë arsyet më të shpeshta që Shkodra po njeh një trafik të dendur gjatë këtij fillim muaji.
Pothuajse në të gjitha rrugët kryesore është krijuar një trafik i rënduar, duke bërë që të krijohen rradhë të gjata automjetesh, ku përjashtim nuk kanë bërë as ambulanca apo mjete të tjera të urgjencës.
Më shqetësuese situata paraqitet gjatë orëve të paradites, por edhe gjatë mbrëmjes.
Policia rrugore është e nevojshme të rrisë gatishmërinë në terren, por edhe të kontrollojë parkingjet dyshe e treshe, si dhe të shtojë edhe vigjilencën, me qëllim që të garantojë qarkullim më të sigurtë për të gjithë drejtuesit e automjeteve, si dhe të lehtësojë fluksin e madh të automjeteve në qytetin e Shkodrës.
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…
Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e…
Në një rrëfim të rrallë dhe prekës, Zenel Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum”…
Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për hyrjen e Shkodrës,…
This website uses cookies.