Trafik i rënduar për festa / Ardhja e emigrantëve për festa ka rritur numrin e mjeteve motorike në qarkullim
Festat e fundvitit dhe rikthimi i emigrantëve pranë të afërmeve të tyre në këtë periudhë kanë rënduar trafikun në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës
Edhe pse policia rrugore në kuadër të planit të masave që nis që me kontrollet e shumta në terren, shtimin e forcave të policies, apo edhe një vëmendje më të madhe në tërësi , ka qenë e pamundur për t’ia dalë për shkak të një numri shumëfish më të madh të mjeteve motorike.
Dalja për të blerë në treg për festat dhe parapërgatitjet për natën e ndërrimit të viteve kanë bërë që trafiku të jetë më i dendur se zakonisht duke sjellë edhe vështirësi në lëvizje.
Ndërsa problematikë e pa zgjidhur mbeten parkimet dyshe, të cilat krijojnë edhe trafik në rrugët e qytetit, duke e kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve