Trafik në rrugën Velipojë-Shkodër, radha e automjeteve kilometrike në këtë segment

Edhe pse ditë e hënë, sërish trafiku është prezent në segmentet kryesore në Shkodër.
Kjo ishte gjendja diten e sotme në rrugën Velipojë-Shkodër, ku si shkak i bollokimit të rrugës hyrëse nga fluksi i autmjeteve pranë harkut të Bërdicës radha e automjeteve ishte kilometrike.
Drejtuesit e mjeteve tregojnë se prej më shumë se 30 min presin në trafik.
Kishte edhe prej atyre qytetarëve që kishin zgjedhur ta bënin në këmbë një pjesë të këtij segmenti duke u ulur nga makina.
Kjo situatë vazhdon të jetë problematike këte sezon. Një ditë më parë, radha e automjeteve në aksin Muriqan-Shkodër i kalonte 5 km.