Trafikim i qenieve njerëzore, Spanjë Itali e SHBA- SPAK godet grupin kriminal, 30 persona në arrest me burg
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore.
Në këtë operacion janë kryer 51 kontrolle nga të cilat janë vendosur 36 persona në pranga ku 6 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët në arrest me burg. Nga operacioni mësohet se një prej anëtarëve të këtij grupi kriminal nuk është vendosur ende në pranga.
Midis numrit të të ndaluarve 10 prej tyre janë arrestuar jashtë vendit, pasi operacioni ka qenë i shtrirë në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA, ku vepronte edhe grupi kriminal pasi bënte kalimin e kufirit nga Shqipëria në drejtim të këtyre vendeve me pasaporta false në rruge tokësore por edhe ajrore.