Trafikoi 3.4 ton kanabis në Itali/Vihet në pranga 31-vjeçari nga Malësia e Madhe
Një 31-vjeçar, pjesë e një grupi kriminal, është arrestuar në Malësi të Madhe. Bëhet fjalë për Kristian Uldedajn, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.
Uldedaj dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kanë trafikuar në Itali rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Grupi ka operuar gjatë periudhës 2015-2022, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar në total 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”. Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Uldedaj. njofton policia. 31-vjeçari do të ekstradohet në Itali, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.