Një 31-vjeçar, pjesë e një grupi kriminal, është arrestuar në Malësi të Madhe. Bëhet fjalë për Kristian Uldedajn, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane.
Uldedaj dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kanë trafikuar në Itali rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Grupi ka operuar gjatë periudhës 2015-2022, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar në total 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”. Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Uldedaj. njofton policia. 31-vjeçari do të ekstradohet në Itali, pasi Gjykata e Milanos i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në…
Shkurtohet afati i pajisjes me kartë ID. Nga 14 ditë që ka qenë koha për…
Jennifer Lopez po kthen një faqe tjetër në jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck.…
Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë…
Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se marrëdhënia e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, bazuar…
Pak orë pas liderët evropianë ranë dakord për të hedhur një hap të mëtejshëm për…
This website uses cookies.