Trafikonte të miturit për të lypur në Greqi, ekstradohet nga Athina Kujtim Demiri
Kujtim Demiri është ekstraduar nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare për veprën penale të trafikimit të të miturve.
Demiri është dënuar me 15 vite burg në shkurt të 2010 pasi kishte marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në shtetin fqinj nën ushtrimin e dhunës.
Ekstradimi ti tij u bë më 20 gusht, pas bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina.