Trafiku ajror në Evropë/ Aeroporti ndërkombëtar ”Nënë Tereza” me rritje 134% për muajin tetor
Trafiku ajror i pasagjereve ne Evrope ka shënuar rritje duke shkuar afërsisht në nivelin e para pandemisë. Ne muajin tetor trafiku i pasagjerëve shënoi një rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Aeroporti I Rinasit ka shënuar rritje ne tetor 134 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2022.
Viti 2023 ka ri sjellë ne Evrope rritje te trafikut ajror. Sipas Këshillit Ndërkombëtar te Aeroporteve trafiku i pasagjerëve në Europë është rikuperuar pothuajse plotësisht nga pandemia e Covid-19.
Pavarësisht se eshte -1,7 për qind nën nivelet e pandemisë në muajin tetor, trafiku i pasagjerëve shënoi një rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Drejtori i Përgjithshëm i këtij këshilli, Olivier Jankovec, vuri në dukje vrullin e fortë drejt rimëkëmbjes së trafikut të pasagjerëve në aeroportet europiane në tetor, pavarësisht edhe rritjes prej 36.3 për qind të biletave ajrore dhe tensioneve të rritura gjeopolitike nga konflikti në Izrael.
Aeroportet rajonale dhe më të vogla demonstruar një rritje mbresëlënëse prej +9.1 për qind. Ndërsa trafiku i pasagjerëve në pesë aeroportet kryesore europiane i Londrës , Stambollit, Parisit, Amsterdamit dhe Frankfurtit u rriten me 14.6 për qind krahasuar me tetorin 2022 por edhe me këtë rritje ata mbeten minus 5 për qind nga para pandemisë.
Aeroportet me performancën më te mire ishin ato të vendosura në tregjet në zhvillim të aviacionit, duke përfituar nga ndryshimet në modelet e trafikut që rezultojnë nga konflikti në Ukrainë, si Uzbekistani (+139 për qind), Armenia (+66 për qind), Kazakistani (+51 për qind).Gjithashtu rritje për shkak edhe te stimulimit te transportuesit me kosto ultra të ulët dhe turizmit ka shënuar Shqipëria men je rritje ne tetor me 134 për qind.
Megjithatë, jo të gjithë aeroportet përjetuan rritje të trafikut të pasagjerëve. Me përjashtim të Ukrainës, e cila përjetoi një humbje të plotë të trafikut ajror tregtar që nga shkurti 2022, aeroportet e Izraelit , Finlandës , Suedisë, Sllovakisë dhe Republika Çeke mbeten shumë më larg arritjes së rimëkëmbjes së plotë.