Categories: Lajme

Trafiku ajror në Evropë/ Aeroporti ndërkombëtar ”Nënë Tereza” me rritje 134% për muajin tetor

Trafiku ajror i pasagjereve ne Evrope ka shënuar rritje duke shkuar afërsisht në nivelin e para pandemisë. Ne muajin tetor trafiku i pasagjerëve shënoi një rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Aeroporti I Rinasit  ka shënuar rritje ne tetor 134 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2022.

Viti 2023 ka ri sjellë ne Evrope rritje te trafikut ajror. Sipas Këshillit Ndërkombëtar te  Aeroporteve trafiku i pasagjerëve në Europë është rikuperuar pothuajse plotësisht nga pandemia e Covid-19.

Pavarësisht se eshte -1,7 për qind nën nivelet e pandemisë në muajin tetor, trafiku i pasagjerëve shënoi një rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Drejtori i Përgjithshëm i këtij këshilli, Olivier Jankovec, vuri në dukje vrullin e fortë drejt rimëkëmbjes së trafikut të pasagjerëve në aeroportet europiane në tetor, pavarësisht  edhe rritjes prej 36.3 për qind të biletave ajrore dhe tensioneve të rritura gjeopolitike nga konflikti në Izrael.

Aeroportet rajonale dhe më të vogla demonstruar një rritje mbresëlënëse prej +9.1 për qind. Ndërsa trafiku i pasagjerëve në pesë aeroportet kryesore europiane i Londrës , Stambollit, Parisit, Amsterdamit dhe Frankfurtit  u rriten me 14.6 për qind krahasuar me tetorin 2022 por edhe me këtë rritje ata mbeten  minus 5 për qind nga para pandemisë.

Aeroportet me performancën më te mire  ishin ato të vendosura në tregjet në zhvillim të aviacionit, duke përfituar nga ndryshimet në modelet e trafikut që rezultojnë nga konflikti në Ukrainë, si Uzbekistani (+139 për qind), Armenia (+66 për qind), Kazakistani (+51 për qind).Gjithashtu rritje për shkak edhe te stimulimit te  transportuesit me kosto ultra të ulët dhe turizmit ka shënuar  Shqipëria men je rritje ne tetor me 134 për qind.

Megjithatë, jo të gjithë aeroportet përjetuan rritje të trafikut të pasagjerëve. Me përjashtim të Ukrainës, e cila përjetoi një humbje të plotë të trafikut ajror tregtar që nga shkurti 2022, aeroportet  e Izraelit , Finlandës , Suedisë, Sllovakisë dhe Republika Çeke mbeten shumë më larg arritjes së rimëkëmbjes së plotë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

12 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

17 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.