Trafiku i drogës dhe i armëve, Europol aksion në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë. 566 të arrestuar
Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin në Zbatimin e Ligjit (Europol) ka zhvilluar një aksion në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën, kundër trafikut të armëve të zjarrit, trafikut të drogës, kontrabandës së emigrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezik të lartë, duke çuar në pranga 566 persona.
Sipas Europol, në total u kryen 163 hetime, ku u sekuestrua 623 kg kokainë, 300 kg kanabis, 310 armë dhe 20.206 copë municion.
Operacioni u zhvillua në datat 13 deri më 18 nëntor, ndërsa operacioni u koordinua nga një qendër koordinimi ndërkombëtare e krijuar në Shkup.