Trafiku i pasagjerëve në Evropë, Shqipëria kryeson me performancën më të mirë
![Shqipëria kryeson me performancë](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/04/Shqiperia-kryeson-me-performance.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Trafiku i pasagjerëve në Shqipëri është rritur me 227.9% në shkurt të 2023 krahasuar me 2019, periudhën e para pandemisë. Në një raport të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve e publikuar në shkurt të 2024 thuhet se Shqipëria kryeson rritjen më të madhe në trafikun e pasagjerëve për shkurt 2023.
Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë një zhvillim shumë të mirë ekonomik dhe turistik për vendin.
“Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenar të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt në krahasim me vitin 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, shkruan Rama në platformën X.
![](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/04/image-35.png?resize=405%2C426&ssl=1)
Sipas raportit, trafiku i pasagjerëve në Evropë arrin gati 95% të niveleve para pandemisë në vitin 2023. Aeroportet e Evropës mirëpritën 2.3 miliardë pasagjerë përmes dyerve të tyre gjatë 2023, duke zbuluar një treg dinamik të aviacionit të riformuar nga një përzierje e ndryshimeve strukturore dhe tensionet e rënda gjeopolitike.
Brenda tregjeve të BE aeroporti me trafikun më të lartë të pasagjerëve e kishte Portugalia, e ndjekur nga Greqia dhe Islanda.