Vetëm gjashtë ditë pasi fitoi titullin kampion të botës në peshën e lehtë WBA Gold, familja e tij dhe menaxheri Ne-Yo Smith njoftuan vdekjen e boksierit portorikan Paul Bamba, në moshën 35 vjeç.
Njoftimi u bë të premten, gjashtë ditë pas fitores ndaj Rogelio Medina, e cila i lejoi boksierit të thyejë një rekord të vendosur nga Mike Tyson, atë të fitimit të të gjitha 14 ndeshjeve të luajtura në një vit me nokaut.
“Ai ishte një luftëtar, me vetëbesim, me një ambicie të pandalshme për të arritur madhështinë, por më shumë se çdo gjë, ai ishte një individ i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë me vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e publikuar nga familja, e cila megjithatë nuk e sqaron shkakun e vdekjes.
Gjatë karrierës së tij, Bamba kishte 19 fitore, 18 prej të cilave ishin me nokaut dhe 3 humbje. Nga këto 14 në vitin 2024, por të gjitha të marra kundër kundërshtarëve modestë.
Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…
Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…
Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…
Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…
Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…
Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…
This website uses cookies.