Tragjedi në Superbike Brazil, ndahet nga jeta piloti 9-vjeçar
Argjentinasi Lorenzo Somaschini u rrëzua në Interlagos, Brazil, të premten e kaluar, gjatë provave të lira të “Juniors Cup”: ai u shtrua menjëherë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, por nuk mundi të mbijetonte.
Piloti i vogël argjentinas, Lorenzo Somaschini, 9 vjeç, vdiq pas një aksidenti në pistën Interlagos në Sao Paulo. Ai u rrëzua gjatë provave të lira të “Juniors Cup”, një kategori që është pjesë e Superbike Brazil, të premten e kaluar në Interlagos. I shtruar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, ai nuk ishte në gjendje t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Të gjithë anëtarët e ekipit të SuperBike Brasil janë të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehin ngushëllimet e sinqerta për të gjithë familjen dhe miqtë e Lorenzo”, kanë ngushëlluar organizatorët e eventit me anë të një njoftimi zyrtar.