Categories: AktualitetLajme

Tragjedia e familjes Arrazi kthen në ditë zie festën në Shkodër, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna

Qyteti i Shkodrës do të duhej të festonte sot ditën e luleve, por ky 6 maj u zëvendësua nga morti, në vend të festës. 9-vjeçarja Eriselda Arrazi u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërsa ende vijojnë kërkimet në lumin Buna për trupat e nënës së saj, motrës 8 vjeçe dhe vëllait 3 vjeç.

Në kujtim të tyre, qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule nga ura e vjetër e lumit Buna, ndërsa zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza i ka bërë thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë rastet e dhunës.

Jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditë në kërkim të disa luleve që u shkëputën tragjikisht nga jeta. Në Shkodër është bërë traditë që të festohet 6 maji me fëmijë, lule, këngë e recitime, por sot e i mungonte diçka shpirtërore këtij gëzimi. Është ky kërkim që vazhdon ende të bëhet sepse ende nuk janë gjetur 3 trupa. E kemi Eriseldën të gjetur pa jetë e cila sot përcillet për në banesën e fundit dhe ndihem shumë e trishtuar. Lutem që Eriselda të pushojë në paqe dhe nëna me dy fëmijët e tjerë të gjendjen dhe ne të mos kemi më të tilla ngjarje.

Dhuna po përsëritet rëndomë duke na marrë jetë e duke na plagosur zemrat, sidomos ne grave. I bëj thirrje të gjitha grave, vajzave dhe fëmijëve që shohin dhunës mes prindërve, mos heshtni, jo kur është vonë. Nuk mjafton t’i qani  e kujtoni, duhet të ndërhymë dhe të ankohemi në instancat e caktuara”, u shpreh ajo.

Trupi i pajetë e 9-vjeçares u gjet ditën e djeshme në lumin Buna, teksa dyshohet se janë vetëmbytur edhe nëna e saj, 39-vjeçarja Alma Arrazi sëbashku me 2 fëmijët e tjerë. Paraprakisht dyshohet se dhuna në familje është bërë shkak për ndërmarrjen e një akti të tillë tragjik, megjithatë ka ende paqartësi lidhur me këtë ngjarje.

Policia ka vënë në pranga bashkëshortin e 39-vjeçares, Ergus Arrazin. Ky i fundit ka mohuar të ketë ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 minutes ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

16 minutes ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

38 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

40 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

41 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

13 hours ago

This website uses cookies.