Tragjedia e Gërdecit, Shkëlzen Berisha dëshmon në GJKKO: Thirrja ime, teatër politik. Faksi i përmendur nuk ka ardhur tek unë!

Shkelzen Berisha 1

Shkelzen Berisha 1

Shkëlzen Berisha, djali i sh-kryeministrit Sali Berishës, ka përfunduar dëshminë  e tij në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ku është pyetur në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Në një komunikim për mediat pas përfundimit të dëshmisë, Berisha e konsideroi thirrjen e tij në seancë si teatër politik.

I pyetur në lidhje me një shkresë me shënim dore të nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi,  që mbante shënimin “për Shkëlzen Berishën”, ai u shpreh se në adresë të tij nuk ka shkuar asnjë faks. Ai theksoi se i takon prokurorisë të zbulojë se kush e ka shkuar atë faks dhe nëse është i vërtetë apo i falsifikuar.

Ky faks as nuk është nisur nga adresë time, as ka mbërritur në adresën time, as nuk e njoh atë që  e ka nisur. I takon Gjykatës të përcaktojë nëse është i falsifikuar apo jo, kush e ka falsifikuar nëse është falsifikuar dhe kush e ka shkruar nëse është origjinal”, u shpreh ai.

I pyetur mbi komunikimet me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, ai theksoi se me ta ka diskutuar në lidhje me çështje personale që nuk kishin lidhje me demontimin e armëve në Gërdec.

E vetmja telefonatë që ka patur lidhje me çështjen në fjalë ka patur lidhje me të ndjerin për të ditur fatinë tij. Nuk e kam mohuar asnjëherë komunikimin. Të gjitha takimet kanë qenë në lidhej me çështjet personale, asnjë lidhje as me këtë çështje as me çështje të tjera. Zoti Deliorgji ka qenë sipërmarrës dhe kjo është mënyra si e kam njohur unë. Zotin Mediu dhe zotin Bumçi unë i njoh, i kam miq para se të ishin ministra, gjatë kohës që ishin ministra dhe sot që nuk kanë më këtë funksion. Janë biseda që bëhen me miq, me njerëz që i njeh”, theksoi Berisha.

Sipas Shkëlzen Berishës, çështja e Gërdecit është politizuar, teksa tha se dëshmia e tij nuk ka lidhje me akuzën.

Nëse është hetuar apo jo siç duhet gërdeci, unë nuk jam as gjykatës as prokuror. Politizimi i tejskajshëm i kësaj çështje as nuk i ka ndihmuar hetimet as çështjen. Akuza ka thirrur 71 dëshmitarë që ndahen në 3 kategori, ose familjarë të prekur nga tragjedia, ose punonjës të shtetit ose punonjës të kompanisë që është marrë e demontimin. Unë jam një dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë nga këto tre kategori. Dëshmia ime nuk ka asnjë lidhje me akuzën e ngritur dhe asgjë nga ato që u thanë aty nuk kanë lidhje me akuzën. Unë e konsideron thirrjen time në këtë proces teatër politik në kontekstin kur në mëngjes thirret djali, në drekë babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë. Unë  jam thirrur para një viti dhe kam dhënë dëshminë time. Atë faks nuk di kush e ka nisur dhe as kush e ka pritur. Pse prokurorët nuk e gjejnë se kush e ka shkruar? 15 vite”, deklaroi Shkëlzen Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.