Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, jep dorëheqjen ministri serb i Transportit

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq tha se do të jap dorëheqjen, pas tragjedisë së ndodhur në Novi Sad , ku humbën jetën 14 persona nga shembja e stacionit hekurudhor.

“Dëshiroj t’ju informoj se do t’i dorëzoj zyrtarisht kryeministrit të Republikës së Serbisë dorëheqjen time nga pozita e ministrit të Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Unë isha në stacionin e trenit atë natë të tmerrshme, duke u lutur që shpëtimtarët trima të shpëtonin të paktën edhe një jetë. Unë i ofrova dorëheqjen kryeministrit të Serbisë në të njëjtën ditë kur ndodhi aksidenti në Novi Sad dhe njoftova Presidentin e Republikës”, tha Vesiq.

Vesiq u shpreh se po jep dorëheqjen se ndjen përgjegjësi morale, ndërsa shtoi se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur.

“Jam i sigurt se këtë do ta tregojë hetimi i udhëhequr nga prokuroria kompetente dhe siç e dini, thirrjes së prokurorit i jam përgjigjur i pari unë si ministër përgjegjës për këtë dikaster, sepse ministria që unë drejtoj dëshiron të të përcaktojë përgjegjësinë për aksidentin që ka ndodhur. Po dorëzoj dorëheqjen time si person përgjegjës, i cili me shembull personal dëshiron të tregoj se në Serbinë e sotme ka përgjegjësi morale sepse në departamentin që unë drejtoj ka ndodhur një aksident kaq i tmerrshëm”, tha Vesiq.

Edhe kryeministri serb Millosh Vuçeviq u shpreh se do të pranojë dorëheqjen e Ministrit të Transportit, edhe pse shton se ai nuk ka përgjegjësi për humbjen e jetëve.

“Mendoj se vendimi i Goran Vesiqit është akt i një njeriu serioz i cili është i vetëdijshëm se kur kryen funksionet më të rëndësishme shtetërore e ke edhe barrën e përgjegjësisë. Nuk kam dyshim se ai subjektivisht nuk është fajtor për asgjë që ka ndodhur më 1 nëntor në Novi Sad”, tha Vuçeviq.

Serbia ishte në zi për tragjedinë në Novi Sad, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 14 persona dhe 3 të tjerë u plagosën pas shembjes së një pjese të çatisë në stacionin hekurudhor.  

Ky stacion hekurudhor i ishte nënshtruar rinovimit në vitet 2021 dhe 2022, ndërsa punime të tjera ishin kryer gjatë korrikut të këtij viti, kur Ministria e Transportit njoftoi se ishin investuar 16 milionë euro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.