Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq tha se do të jap dorëheqjen, pas tragjedisë së ndodhur në Novi Sad , ku humbën jetën 14 persona nga shembja e stacionit hekurudhor.
“Dëshiroj t’ju informoj se do t’i dorëzoj zyrtarisht kryeministrit të Republikës së Serbisë dorëheqjen time nga pozita e ministrit të Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Unë isha në stacionin e trenit atë natë të tmerrshme, duke u lutur që shpëtimtarët trima të shpëtonin të paktën edhe një jetë. Unë i ofrova dorëheqjen kryeministrit të Serbisë në të njëjtën ditë kur ndodhi aksidenti në Novi Sad dhe njoftova Presidentin e Republikës”, tha Vesiq.
Vesiq u shpreh se po jep dorëheqjen se ndjen përgjegjësi morale, ndërsa shtoi se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë përgjegjësinë për tragjedinë e ndodhur.
“Jam i sigurt se këtë do ta tregojë hetimi i udhëhequr nga prokuroria kompetente dhe siç e dini, thirrjes së prokurorit i jam përgjigjur i pari unë si ministër përgjegjës për këtë dikaster, sepse ministria që unë drejtoj dëshiron të të përcaktojë përgjegjësinë për aksidentin që ka ndodhur. Po dorëzoj dorëheqjen time si person përgjegjës, i cili me shembull personal dëshiron të tregoj se në Serbinë e sotme ka përgjegjësi morale sepse në departamentin që unë drejtoj ka ndodhur një aksident kaq i tmerrshëm”, tha Vesiq.
Edhe kryeministri serb Millosh Vuçeviq u shpreh se do të pranojë dorëheqjen e Ministrit të Transportit, edhe pse shton se ai nuk ka përgjegjësi për humbjen e jetëve.
“Mendoj se vendimi i Goran Vesiqit është akt i një njeriu serioz i cili është i vetëdijshëm se kur kryen funksionet më të rëndësishme shtetërore e ke edhe barrën e përgjegjësisë. Nuk kam dyshim se ai subjektivisht nuk është fajtor për asgjë që ka ndodhur më 1 nëntor në Novi Sad”, tha Vuçeviq.
Serbia ishte në zi për tragjedinë në Novi Sad, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 14 persona dhe 3 të tjerë u plagosën pas shembjes së një pjese të çatisë në stacionin hekurudhor.
Ky stacion hekurudhor i ishte nënshtruar rinovimit në vitet 2021 dhe 2022, ndërsa punime të tjera ishin kryer gjatë korrikut të këtij viti, kur Ministria e Transportit njoftoi se ishin investuar 16 milionë euro.
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…
Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…
This website uses cookies.