Tragjedia me 59 viktima, arrestohen dy ish kryetarët dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Koçanit

Diskoteka_Kocan_22-780x470-2

Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”.

Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov, për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, pas zjarrit që përfshiu një diskotekë.

Ata dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit të ekzistencës së tij dhe ata kishin mbuluar këtë paligjshmëri.

Mediat maqedonase shkruajnë se diskoteka “Puls” funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale të 16 marsit.

 “Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Aksioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa Prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të aksionit nesër”, thonë Prokuroria Publike në RMV sipas mediave.

Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.