Lajme

Tragjedia me 59 viktima, arrestohen dy ish kryetarët dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Koçanit

Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”.

Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov, për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, pas zjarrit që përfshiu një diskotekë.

Ata dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit të ekzistencës së tij dhe ata kishin mbuluar këtë paligjshmëri.

Mediat maqedonase shkruajnë se diskoteka “Puls” funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale të 16 marsit.

 “Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Aksioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa Prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të aksionit nesër”, thonë Prokuroria Publike në RMV sipas mediave.

Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.

Blerti Delija

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

20 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

20 hours ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

20 hours ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

20 hours ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

20 hours ago

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…

21 hours ago