Tragjedia me 8 viktima, Harlicaj: Në kërkim koka e trafikut të emigrantëve, Stiljano Ndoci

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në rrugën Këlcyrë-Përmet ku 7 emigrantë që dyshohet se janë me origjinë nga Pakistani dhe shoferi i Benz-it, i ndjeri Edison Bregaj humbën jetën.

Gazetari investigativ Eraldo Harlicaj deklaroi për “Jetë Shqiptare” se është shpallur në kërkim koka e trafikut të emigrantëve 24-vjeçari Stiljano Ndoci.

Ai u shpreh se shoferi i ndjerë, bënte vetëm transportin e emigrantëve, ndërsa personi që organizonte trafikun është Ndoci.

“Tre prej personave janë identifikuar. Viktimat kanë qenë nga Pakistani. Është shpallur në kërkim 24-vjeçari Stiljano Ndoci nga Policia e Shkodrës, përveç dy arrestimeve 26-vjeccari Agostin Gjata  dhe 23-vjeçari Ramazan Dekovi.

24-vjecari mendohet se është koka e operacionit apo personi që bën të mundur organizmin, pasi shoferi i BENZ-it, i ndjeri Edison Bregaj, ishte personi që bënte transportin. Ai kishte punë  për t’i çuar në Hanin e Hotit.

Ai është shpallur në kërkim dhe pritet të arrestohet nga Policia e Shtetit”, tha Harlicaj.

Një ditë më parë një aksident fatal në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit Edison Bregaj nga Shkodra.

Sakaq, vetëm tre nga 7 emigrantët janë mundur të identifikohen, ndërsa vijon ende puna për identifikimin e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.