Tragjedia në hotelin e skive në Turqi, Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

hotelin e skive në Turqi

Ministria e Jashtme shqiptare ka shprehur ngushëllimet lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një hotel të skive në Turqi, ku humbën jetën 76 presona dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur. Shqipëria shpreh solidaritetin e thellë me Turqinë, ndërsa uron shërbim të shpejtë për të gjithë të dëmtuarit nga kjo ngjarje e rëndë.

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish! Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rikuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!”, shkruan Ministria e Jashtme në platformën X.

Turqia ka shpallur këtë të mërkurë (22 janar) ditë zie, pas ngjarjes tragjike ku 76 persona humbën jetën pasi hoteli në të cilin po qëndronin u përfshi nga flakët në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë.

Shumë prej pushuesve gjetën vdekjen pasi në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve, u hodhën nga dritaret e hotelit, ndërsa të tjerë përdorën çarçafë për të zbritur nga ndërtesa.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të së martës (21 janar) në restorantin e hotelit 12-katësh Grand Kartal në vendpushimin e Kartalkaya në provincën Bolu, në veri-perëndim të Turqisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.