Mbrëmjen e së martës, familjarët e Alma Arrazit kanë tërhequr trupin e 39- vjeçares drejt Durrësit. 39 vjeçarja Alma Arrazi, që u vetëmbyt në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj, si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit , u varros në qytetin e Durrësit, pranë varrit të së ëmës. Kurse 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës, pranë familjes së të atit. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazit, i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në varrimin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3- vjeçar. Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, nderkohë që policia e Shkodrës dhe Drejtoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremoninë mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë. Trupat e pajetë të të gjithë të mbyturve në Bunë më 2 maj, janë gjetur pas tre ditësh kërkime. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi, i cili u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës, ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë, policia e Shkodrës dhe prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.